Duket se Emanuel Egbo është “hajmalia” e Tiranës. Bardheblutë morën sot fitoren e 4-t radhazi, si asnjë ekip tjetër këtë sezon. Tirana mposhti 2-1 në limite Bylisin dhe bardheblutë tani janë të dytët.
Tirana ka luajtur mirë në pjesën e parë. Bardheblutë kanë zhbllokuar rezultatin në minutën e 19-të me anë të Cale. Braziliani ka lëvizur mirë në zonë dhe ka shtangur portierin e Bylisit.
Pjesa e dytë është akoma më e luftuar, me miqtë që kërkojnë të surprizojnë me ndonjë kundërsulm. Tirana godet edhe shtyllën, por jo gol.
Pikërisht në momentet më të mira të Tiranës, Doka prek topin me dorë në zonë dhe penallti për Bylis. Nga pika e bardhë nuk fal portieri Hidi, që barazon shifrat. Goli i katërt për Hidin këtë kampionat.
Tirana reagon dhe hidhet në kërkim të fitores. Por nëse raste ka, goli po dilte në dritë. Ndërkohë, ballshiotët kishin mbetur me 10 lojtarë që nga minuta e 64′.
U desh minuta e 96-të që Ngoo të realizonte dhe të ngrinte peshë stadiumin. Një fitore e vuajtur, por me shumë vlera.