Tesla e rrëzoi Volkswagenin nga vendi i dytë i prodhuesit të makinave më vlerën më të madhe të tregut në botë, pas një rritjeje dramatike të vlerës së aksioneve të saj që shkoi në më shumë se 100 miliardë dollarë.
Që nga tetori, aksionet e Teslës janë dyfishuar, dhe të mërkurën, u rritën dhe më një tjetër 4 përqindësh, çka e rendit të dytën në botë pas Tojotës.
Gjigandi japonez vazhdon të mbajë fronin e më të mirit në botë me një vlerë tregu prej 230 miliardë dollarësh.
Disa analistë mendojnë se rritja e çmimit të Teslës reflekton performancën e jashtëzakonshme të saj këto muajt e fundit, që kur hapi fabrikën në Shangai e arriti të përmbushte të gjithë objektivat e prodhimit.
Vitin e kaluar, Tesla prodhoi 367,500 automjete, që do të thotë 50 % më shumë se në 2018.
Investitorët presin që fabrika e re të shërbejë edhe si një trampolinë për kompaninë drejt tregut të bollshëm kinez. Por ndërsa kjo është panorama në tregun e aksioneve, ajo e shitjeve paraqitet ndryshe.
Këtu Tesla mbetet larg konkurentëve të vet kryesorë e ka një rrugë shumë të gjatë përpara për t`iu afruar Tojotës, e cila nga janari deri në nëntor të 2019-tës, shiti më shumë se 9 milionë makina.