MENU
klinika

Intensifikim i marrëdhënieve

Meta-Duda, mbështetje reciproke mes vendeve në OKB

26.09.2018 - 10:40

Presidenti Ilir Meta ishte dje i pranishëm në punimet e Asamblesë së OKB në sesionin e 73 të saj.

Meta, gjatë punimeve ka realizuar dhe disa takime me krerë të ndryshëm shtetesh ndër to dhe me presidentin e Polonisë, Andrzej Duda.

Gjatë këtij takimi dy homologët shprehën mbështetje reciproke për kandidaturat e të dy vendeve në Këshillin e Sigurimit të OKB, ndërsa vlerësuan edhe marrëdhëniet dy palëshe.

meta_duda konica.al
meta_duda konica.al

Meta dhe Duda theksuan se marrëdhëniet Shqipëri-Poloni do të forcohen e intensifikohen në të ardhmen.

“Vlerësoj rritjen e interesit e bashkëpunimit dypalësh në fushën e turizmit. Kënaqësi të konstatoj rritjen gjithnjë në rritje të turistëve polakë në Shqipëri”, tha presidenti Meta.

Përveç këtyre, presidenti Meta ftoi homologun e Polonisë për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

“Vizita e Presidentit të Polonisë në Shqipëri do forcojë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve”, përfundoi Meta

Nga ana e tij presidenti i Polonisë, pranoi ftesën e Presidentit Meta për të vizituar Shqipërinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë

Komisionin Rregullator s’e bind drafti “Celibashi”

Rregullat e votës së diasporës/ 5 posta ofrojnë shërbim ndërkombëtar

“Gjykata ka hyrë në një territor që s’i takon”

Peleshi: Dënimi i deputetëve është i drejtë, por…

Një shaka e neveritshme mund t’i kushtojë shtrenjtë Trumpit

“Surpriza e tetorit” mund të përmbysë zgjedhjet në SHBA