26.01.2020 - 11:27
Muffins janë në listën e ëmbëlsirave më të thjeshta dhe më praktike që mund të përgatisni ndonjëherë. Këto me nutella janë të parezistueshme…
PËRBËRËSIT
- 3 banane të qëruara
- 1 ½ filxhan me miell
- 1 vezë
- 1 lugë çaji sodë pjekjeje
- ¾ lugë çaji pluhur pjekës ¾ filxhan me sheqer
- ¼ filxhan me gjalpë të shkrirë
- ½ lugë çaji me kripë
- 1 lugë gjelle me ekstrakt vaniljeje
- ¼ filxhan me kos
- 1/2 lugë çaji me kanellë pluhur
- ½ filxhan me nutella
UDHËZIMET
1. Në një tas shtypni bananet me ndihmën e një piruni.
2. I shtoni sipër sheqerin, ekstraktin e vaniljes, vezët dhe i përzieni mirë. Tani shtoni kosin dhe gjalpin e shkrirë.
3. I përzieni edhe njëherë derisa përbërësit të kombinohen me njëri tjetrin.
4. Në një tas tjetër përzieni përbërësit e thatë si soda e pjekjes, pluhurin pjekës, kanella pluhur dhe një majë lugë kripë. I përzieni mirë dhe ia shtoni tasit të parë.
5. Merrni format specifike për muffins dhe i mbushni me masët që përgatitët.
6. Sipër secilës vendosni nga një lugë çaji me nutella dhe shtypeni që çokollata të shkrihet brenda.
7. I fusni në furrë për 20 minuta në temperaturë 200 gradë celsius. I lini pak minuta që të ftohen para se t’i shërbeni dhe më pas mund t’i shijoni!
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Receta e mamit"
Zupat e shtëpisë janë më të mirat!
"Receta e mamit"
Pandispanjë shumë e shijshme me vetëm tre përbërës
"Receta e mamit"