MENU
klinika

"Receta e mamit"

Si të përgatisni petullat amerikane për 10 minuta!

26.01.2020 - 11:56
Koha e përgatitjes: 10 minuta 
Koha e gatimit: 10 minuta
Receta për: 2 persona

PËRBËRËSIT

  • 135 gram miell
  • 130 ml qumësht
  • 1 vezë
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • 1 lugë çaji baking powder
  • 1 lugë gjelle niseshte
  • Pak kripë

UDHËZIMET

1. Në një tas bashkoni miellin, sheqerin, kripën, pluhurin pjekës dhe niseshtenë.
2. I përzieni mirë dhe gradualisht shtoni vezën, gjalpin e në fund qumësht.
3. Punojeni mirë masën me dorë ose me lugë druri.
4. Në një tigan të nxehur skuqni pak gjalpë.
5. Tani vendosni pak masë nga brumi që përgatitët. I skuqni mirë nga të dyja anët.
6. Pasi petullat janë gati, i shërbeni të ngrohta duke i shoqëruar sipas dëshirës me mjaltë ose reçel.