26.01.2020 - 17:16
Një çokollatë e zezë e cilësisë së mirë nuk është vetëm mike e zemrës dhe humorit të mirë.
Plot shkëlqim, hidratuese dhe e pasur me flavonoide, ajo është e shkëlqyer edhe për fytyrën. Është një barrierë mbrojtëse kundra rrezeve ultravjollcë dhe përmirëson qarkullimin gjakut. Është shumë efikase edhe për lëkurat në moshë sepse hap lëkurën dhe kontraston prezencën e rrudhave.
Maskë me çokollatë e bërë vetë:
Duhet të përdorni çokollatë të zezë puro, të shkrirë në banjëmari dhe ta aplikoni për 20 minuta: hiqeni më pas me ujë të vakët dhe aplikoni një krem hidratant.
Do të vëreni menjëherë rezultatet!