MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Po bëj disa ditë që kam shije të hidhur në gojë. Si të shpëtoj?

27.01.2020 - 11:05

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Po bëj disa ditë që kam shije të hidhur në gojë. Si të shpëtoj?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Ushqime të caktuara mund të na lënë një shije të hidhur në gojë, por duhet të dini se këto të fundit nuk janë shkaku i vetëm. Kjo mund të jetë shenjë e ndonjë problemi shëndetësor. Nëse vuani nga zbaticat e acidit me shumë mundësi këto të fundit do t’ju lënë në gojë një shije aspak të këndshme. Ju mund të ndjeni djegie stomaku dhe shqetësime të aparatit tretës. Për të shmangur problemin, sigurohuni që të pini shumë lëngje gjatë ditës. Nëse vazhdon të keni shqetësime duhet të bëni një vizitë më specifike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN