MENU
klinika

Përgjigjet mjeku specialist

Gjuha ime ka një problem, refuzon të kripurat!

12.01.2020 - 12:43

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Sa herë ha gjëra të kripura, më acarohet gjuha. Duhet patjetër të mbaj pranë një lëng apo edhe thjeshtë ujë. Duket që kam një problem me gjuhën, por më ndihmoni të kuptoj më shumë.

njollate ne gjuhe-konica.al

Përgjigjet mjeku i përgjithshëm: Kjo gjendje e zakonshme mund të tregojë një numër të lartë të bakterieve në trupin tuaj, ose dietë të dobët. Shumë faktorë lënë një shije metalike ose të hidhur në gojë, dhe hapi i parë për ta hequr qafe këtë shije është gjetja e asaj që e shkakton. Përgjithësisht këtu përfshihen bakteret, problemet e mëlçisë, higjiena e dobët e gojës, vitaminat dhe shtesat, substancat e hidhura, shtatzania, demenca, acidi reflux, si dhe të tjera.
Për të mbërritur në një zgjidhje për problemin tuaj, ju duhet të realizoni një ekzaminim nga afër. Ju falenderoj!

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.