Rezarta Hajdari, 19 vjeç, ndërroi jetë si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit, përhapur nga mangalli me prush që përdorte për ngrohje.
Kjo është përgjigjja e autopsisë për të renë që ndërroi jetë në muajin dhjetor 2019 në fshatin Xhyrë të të Librazhdit në shtratin martesor, 5 ditë pasi ishte martuar me bashkëshortin e saj Olsi Hajdarin. Edhe ky i fundit mbeti në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe në kushtet kur ende nuk fliste, u dyshua për vetëhelmim nga ana e të rinjve.
Me daljen nga spitali, Olsi Hajdari 27 vjeç tha se gjithçka ndodhi nga mangalli me prush që lanë ndezur teksa u shtrinë të flinin, por ky version nuk u besua nga familjarët e Rezarta Hajdarit, të cilët nuk e pranuan familjen e Olsit në ceremoninë e lamtumirës së të bijës. Përgjiigja e autopsisë së Rezarta Hajdarit ka dalë të premten dhe nëpërmjet postës po dërgohet pranë prokurorisë së Elbasanit.
Çifti u gjetën në dhomë nga mamaja e Olsit e cila jetonte me çiftin.