27.01.2020 - 16:07
Receta për: 6 persona
Supë e lehtë, joshëse dhe rregullon stomakun nëse nuk e keni pasur mirë këto kohë.
INGREDIENTËT
- 1 kg presh
- 450 gram patate
- 150 gram lëng pule
- 6 gota ujë
- 2 thelpinj të vegjël hudhre
- ½ lugë çaji curry (një miks erëzash aziatike)
- 1 tufë koper
- ½ lëkurë limoni
- ½ limon të shtrydhur
- kripë, piper
- pak vaj ulliri ekstra të virgjër
UDHËZIMET
- Kavardisni hudhrën me preshin dhe pak vaj ulliri, për pak minuta në zjarr mesatar.
- Shtoni curryn. Tani shtoni lëngun e pulës, ujin dhe patatet.
- I lini të ziejnë në zjarr të avashtë. Diku nga mesi i shtoni lëngun e limonit dhe lëkurat e limonit. Afër fundit shtoni edhe koperin.
- Provojeni për kripë dhe piper.
- Pasi të jenë zbutur patatet, e kaloni të gjithë përbërjen në frulator dhe i ktheni sërish në tenxhere për një valë të fundit.
- Supa duhet të bëhet kremoze.
Ju bëftë mirë!
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Receta e mamit"