27.01.2020 - 16:23
Receta për: 4 persona
Përgatitja e kësaj supe ka një teknikë shumë të veçantë. Nëse je kurioz zbuloje brenda recetës….
INGREDIENTËT
- 1 kg domate
- 4 thelpi hudhra
- 1 qepë të kuqe
- 1 lugë çaji rigon
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 tufë borzilok i freskët
- 600 ml lëng perimesh
- Kripë, piper
UDHËZIMET
- Ngohni furrën në 160 gradë celsius.
- Merrni një tavë dhe vendosni në të domatet e ndara përgjysmë, qepën e prerë në rrathë, hudhrat e grimcuara, rigonin sipër, pak kripë dhe piper.
- I lini për 1 orë.
- Pas 1 ore, vendosni tenxheren në zjarr me lëngun e perimeve.
- Sapo të ketë marrë valë shtoni përbërësit në tavë dhe i lini të ziejnë për 10 minuta.
- Në fund i hiqni nga zjarri dhe i kaloni sipër një blender dore për ta bërë supën kremoze.
Ju bëftë mirë!
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Receta e mamit"
Pandispanjë shumë e shijshme me vetëm tre përbërës
"Receta e mamit"