MENU
klinika

"Receta e mamit"

Super ide për të nisur javën, kek me spinaq!

27.01.2020 - 16:36

Koha e përgatitjes: 20 minuta

Koha e gatimit: 45 minuta

Receta për: 4 persona
Keku me spinaq do të ishte një ide e mirë si ëmbëlsirë për të nisur javën. Ju bëftë mirë!

INGREDIENTËT

  • 3 vezë
  • 170 gram sheqer kaf
  • 200 gram spinaq
  • 1 filxhan me vaj ulliri
  • 2 filxhan kafeje me kos
  • 1 bustinë vaniljeje pluhur
  • 300 gram miell
  • 1 bustinë pluhur pjekës

UDHËZIMET

  1. Në një enë rrihni vezët me sheqerin. Shtoni më pas spinaqin e larë mirë dhe të copëtuar, kosin dhe vajin e ullirit.
  2. E përzieni mirë me një mikser elektrik. Shtoni gradualisht miellin, pluhurin pjekës dhe vaniljen.
  3. Pasi masa të jetë homogjenizuar, e shtroni në një tave për pjekje dhe e fusni në furrë për 45-50 minuta në temperaturë 200 gradë.
  4. E lini pak të ftohet dhe më pas mund ta shijoni.

Ju bëftë mirë!