28.01.2020 - 17:18
Receta për: 4 persona
Qullopitet me djathë ju hapin oreksin dhe shkojnë kaq shumë me një copë gjalpë fshati. Shijojini dhe ndajeni recetën edhe me të tjerët!
INGREDIENTËT
- 800 gram miell
- 150 gram djathë të bardhë
- ½ gotë hirrë djathi
- 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 ½ gotë ujë të vakët
- 1 lugë kafe sodë buke
- Kripë, piper
UDHËZIMET
- Sitim miellin dhe më pas shtojmë sodën e bukës.
- Shtojmë më pas tek mielli, vajin, djathin e thërrmuar, hirrën dhe ujë. Punojeni mirë masën derisa të krijoni një masë homogjene.
- Lyejmë një tavë me pak vaj dhe vendosim brumin e përgatitur.
- E vendosim në furrë të piqet në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-35 minuta
- Pasi të jetë pjekur, e nxirrni dhe e prisni në copa katrore. E lini të ftohet disi dhe më pas mund ta shijoni!
Ju bëftë mirë!
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Receta e mamit"