MENU
klinika

Përjetë në pushtet

Putin është një shembull për Erdoganin!

28.01.2020 - 17:26

Analistët dhe studiuesit shpesh e krahasojnë Turqinë nën Presidentin Rexhep Tajip Erdogan me Rusinë e Vladimir Putin.

Arsyet janë të lehta për tu kuptuar. Transformimi i Turqisë nga një demokraci në një politikë autoritare konkurruese, marrëdhëniet me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, diplomacia për sa i përket Lindjes së Mesme shërbejnë për ta nisur.

Por siç kam argumentuar unë, si dhe të tjerët, ka dallime midis Rusisë dhe Turqisë. Mbi të gjitha, krahasimi mes tyre na ndihmon të kuptojmë se si funksionojnë sistemet autoritare, si merren me rreziqet dhe sfidat, në mënyrë që të sigurojnë të ardhmen e tyre.

Fjalimi vjetor i Putinit për gjendjen e Federatës Ruse e shpjegon çështjen. Presidenti rus tregoi idetë për ndryshimet kushtetuese.

Së pari, po e bën të pamundur që presidenti të shërbejë më shumë se dy mandate. Së dyti, po i je parlamentit kompetenca shtesë për të emëruar kryeministrin dhe kabinetin qeveritar, si dhe drejtuesit e shërbimeve të sigurisë, ministritë e mbrojtjes dhe të brendshme. Së treti, ka ngritur Këshillin e Shtetit, një organ këshillimor që bashkon zyrtarë të lartë të nivelit federal dhe rajonal, folësit e dy dhomave parlamentare dhe drejtuesit e të gjitha fraksioneve.

Kremlini nuk po humb kohë. Më pak se një javë pas fjalimit të Putinit, drafti i tij tashmë është në Dumën e Shtetit. Nuk ka dyshim se do të miratohet në kohën e duhur për t’u votuar në fillim të prillit.

Bëhet fjalë për të ardhmen e Putinit pas vitit 2024 kur përfundon mandati i tij i fundit si president. Në vend që të qëndrojë në Kremlin, ai do tia dorëzojë postin një pasardhësi dhe pastaj do të marrë nj♪ post tjetër.

Nuk do të jetë surprizë nëse përsëri Medvedev, i cili menjëherë dha dorëheqjen si kryeministër menjëherë pas fjalimit të Putinit, synon presidencën.

Erdogan sigurisht që nuk ka problemin e Putinit.

Ai është në mesin e mandatit të tij të parë si president ekzekutiv sipas sistemit të nisur që nga 2017 me ndryshimet në kushtetutën turke. Padyshim që Erdogan do të jetë përsëri kandidat në 2023.

Por  sigurisht fati do të jetë në anën e Erdoganit.

Ajo që do të ndodhë në Rusi gjatë dekadës së ardhshme mund t’i japë disa mësime Erdoganit.

Nëse Putini eksperimenton me tërheqjen graduale nga qeverisja, presidenti turk mund të konsiderojë vendosjen e një zëvendësuesi pasi të mbarojnë dy mandatet e tij.

Alternativa për Erdogan është të ndryshojë kushtetutën edhe një herë, dhe të bëhet një president përjetë.

Putin tani po kërkon të sigurojë të ardhmen afatgjatë të sistemit që ai ndërtoi, dhe për të ruajtur trashëgiminë e tij.

Koha do të nisë të bëjë Tik-Tak edhe për Erdogan.

Përkthyer dhe përshtatur nga Ahval