MENU
klinika

Nga The Guardian

Dy telefonatat që ‘trazuan’ botën…

12.10.2019 - 15:12

Dy telefonata tepër të rëndësishme e kanë bërë Trumpin të përballet me ndëshkim, pasojat e të cilit me siguri do të jenë edhe më të rënda.

E para nga këto dy thirrje fatale ishte, natyrisht, me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, duke paraqitur një kërkesë që ai të niste një hetim ndaj kundërshtarit të Trump, Joe Biden. Kërkesa e ndërhyrjes së huaj në zgjedhjet e SHBA është e ndaluar që nga lindja e republikës.

Thirrja e dytë ishte biseda e së dielës me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Këtë herë ishte Trump nga i cili u kërkua një “favor”. Erdogani i kërkoi Trump të largonte një kontigjent të vogël të trupave amerikane përgjatë kufirit turko-sirian. Trump u pajtua dhe brenda disa orësh, lejoi trupat e Turqisë, duke tradhtuar kurdët, që kishim luftuar me tan ë luftën e tyre të përbashkët kundër Shtetit Islamik në Siri.

Vendimi i Sirisë që do të kushtojë shumë jetë.

Ndikimi më i menjëhershëm do të jetë tek forcat kurde. Shumë prej tyre do të vdesin. Për më tepër, Erdogan nuk e ka fshehur planin e tij për të transferuar një numër të madh të refugjatëve arabë që kishin ikur nga Siria në Turqi përtej kufirit. Ankaraja do ta quajë atë “zhvendosje”, dhe mund të duket e arsyeshme: riatdhesimi i sirianëve në Siri. Veçse këto zona janë kurde.

Telefonata me Erdoganin do të ketë një ndikim më vdekjeprurës sesa ajo me Zelenskyn. Por të dyja bisedat kanë shumë të përbashkëta.

Vini re përbuzjen për Evropën në të dyja rastet. Thirrja e tij me Zelenskiy ishte plot përbuzje për BE-në; tani ne e dimë se ai nuk ka mend të sulmojë luftëtarët e ISIS, për sa kohë që ata vetëm sulmojnë evropianët.

Ka edhe një lidhje të fundit. Kush përfiton nga një Ukrainë e privuar nga paratë dhe pajisjet ushtarake? Po nga tërheqja amerikane nga Siria? Shoku i vjetër i Trump, Vladimir Putin.

Sjellja e Trump në këto dy situata shumë të ndryshme; ka një rezultat të përbashkët, domethënë shkatërrimin e mëtutjeshëm të reputacionit të Amerikës në sytë e aleatëve të saj.

Kjo tregon se Donald Trump nuk po shkatërron vetëm normat dhe konventat vitale demokratike në SHBA. Ai gjithashtu po rrezikon shumë jetë njerëzish larg brigjeve të Amerikës.

Jonathan Freedland është një kolumnist i Guardian

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Editorial i The Washington Post

Korrupsioni i Trump është ‘bardh e zi’

Nga The Wall Street Journal

Putin po shijon një tjetër fitore…