Koronavirusi i ri që filloi në qytetin kinez Wuhan ka infektuar tashmë mbi 4,000 njerëz, kryesisht në Kinë, por edhe në disa vende të tjera, nga Tajlanda në Francë në Shtetet e Bashkuara.
Duke pasur parasysh historinë e Kinës të shpërthimit të sëmundjeve, përfshirë sindromën e rëndë të frymëmarrjes akute (SARS) dhe etheve të derrit Afrikan, dhe ndërgjegjësimin e dukshëm të zyrtarëve për nevojën për të pëmirësuar aftësitë e tyre për të përballuar “rreziqet kryesore”, si mund të ndodhte kjo?
Nuk duhet të jetë çudi që historia po përsëritet në Kinë. Për të ruajtur autoritetin e saj, Partia Komuniste e Kinës duhet ta bindë publikun që gjithçka po shkon sipas planit.
Megjithëse rasti i parë u raportua në 8 dhjetor, komisioni shëndetësor komunal Wuhan nuk bëri një njoftim zyrtar deri disa javë më vonë.
Ky njoftim pohoi se nuk kishte asnjë provë që sëmundja e re mund të transmetohej midis njerëzve dhe pretendoi se asnjë punonjës i kujdesit shëndetësor nuk ishte infektuar. Komisioni përsëriti këto pretendime në 5 janar, megjithëse 59 raste ishin konfirmuar nga atëherë.
Edhe pasi vdekja e parë u raportua në 11 janar, komisioni vazhdoi të këmbëngulë që nuk kishte prova se ai mund të transmetohej midis njerëzve ose që punëtorët e kujdesit shëndetësor ishin prekur.
Gjatë gjithë kësaj periudhe kritike, kishte pak lajme për virusin.
Referencat për koronavirusin e ri u shtuan disi më 11 janar, kur u raportua vdekja e parë, por situata ndryshoi sërish.
Megjithatë, përpjekjet e qeverisë kineze për të mbrojtur imazhin e saj ishin të kushtueshme.
Në këtë pikë, është e paqartë nëse dhe në çfarë mase këto hapa janë të domosdoshëm apo efektivë.
Por është e qartë se paaftësia e Kinës për tu marrë me koronavirusin do të thotë se mijëra do të infektohen, qindra mund të vdesin, dhe ekonomia, tashmë e dobësuar nga borxhet dhe lufta tregtare, do të marrë një goditje tjetër.
Por mbase pjesa më tragjike e kësaj historie është se ka pak arsye për të shpresuar që herën tjetër do të jetë ndryshe.
Kur drejtuesit e Kinës përfundimisht të shpallin fitoren kundër virusit të tanishëm, ata padyshim që meritat do t’ia japin partisë.
Por e vërteta është krejt e kundërta: partia është përsëri përgjegjëse për këtë fatkeqësi.
Minxin Pei është Profesor në Kolegjin Claremont McKenna dhe anëtar në Fondin Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara.
Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate.