Ligjvënësit europianë votuan sot për largimin e Britanisë nga BE, duke i hapur rrugën Brexit, që do të ndodhë pas 2 ditësh, në 31 janar.
Dokumenti ligjor që përshkruan se si Britania do të largohet, u aprovua nga Parlamenti Evropian.
Marrëveshja prej 541 faqesh u aprovua plotësisht nga parlamenti amerikan në fillim të këtij muaji, pasi Kryeministri Boris Johnson fitoi në zgjedhjet e dhjetorit.
Duke hapur debatin, Guy Verhofstadt, drejtuesi i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën nga 2009 deri në 2019, tha “Në emër të të gjithëve ne, Do te na mungosh.”
Verhofstadt tha se Brexit kishte nxjerrë në pah një pyetje kryesore: Si ishte e mundur që më shumë se 40 vjet pasi shumica e britanikëve votuan për t’u anëtarësuar në BE, populli britanik kishte vendosur të largohej.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Marrëveshja e Tërheqjes ishte “vetëm një hap i parë”. “Unë dua që Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar të mbeten miq të mirë dhe partnerë të mirë.”, tha ajo.
Në fjalën e tij, Nigel Farage, kreu i Partisë Brexit, tha “Ne e duam Evropën, thjesht urrejmë Bashkimin Evropian.
Farage dhe deputetët e tij të Partisë Brexit më pas tundën flamujt e tyre të Unionit Jack, në kundërshtim me rregullat e Parlamentit të BE-së.
Votimi i së mërkurës është kryesisht simbolik, por sjell gjithashtu disa ndryshime praktike në dhomën e BE.
Përfaqësuesit nga Britania do Britania do të japin lamtumirën këtë javë, që do të thotë se nga e hëna e tutje nuk do të ketë më ligjvënës britanikë në Parlamentin Evropian.
Numri i eurodeputetëve të BE (anëtarët e Parlamentit Evropian) do të zvogëlohet nga 751 në 705. 73 vendet e Britanisë që do të shfuqizohen do të kompensohen paksa nga 27 ligjvënës të tjerë që vijnë nga vendet evropiane. Përzgjedhja e tyre u bë në maj të vitit të kaluar gjatë zgjedhjeve në BE.
Britania nuk do të jetë më anëtare e BE-së në orën 11:00, me orën e Londrës të Premten. Një periudhë tranzicioni do të fillojë nga ai moment e tutje dhe do të zgjasë deri në fund të vitit.
Gjatë kësaj periudhe, Britania do të mbetet subjekt i ligjit të BE-së, por do të jetë në gjendje të bëjë marrëveshje tregtare me pjesë të tjera të botës. Tranzicioni gjithashtu do të lejojë që të dyja palët të diskutojnë për marrëveshjet e tyre të ardhshme të tregtisë dhe sigurisë.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian