MENU
klinika

‘Off-Facebook Activity’

Ndryshimi i ri i Facebook do të na pëlqejë të gjithëve!

29.01.2020 - 20:23

Facebooku ka prezantuar një vegëz të re me të cilën u mundëson përdoruesve të shohin sa dhe cilat të dhëna për ta aplikacionet tjera i ndajnë me rrjetin e madh social.

Vegëza “Off-Facebook Activity” u prezantua në një postim në një blog nga themeluesi i kompanisë, Mark Zuckerberg.

Kjo po cilësohet nga rrjeti social si mënyrë e re “për t’u dhënë më shumë kontroll” mbi privatësinë vetë përdoruesve. Me këtë rast, përdoruesve u është ofruar edhe butoni “fshini historinë”.

“Që nga sot, vegëza ‘Off-Facebook Activity’ është në dispozicion për njerëzit në Facebook në gjithë botën. Bizneset tjera na dërgojnë neve informata për aktivitetin tuaj në faqet e tyre dhe ne i përdorim këto informata për t’u treguar juve reklama që janë të lidhura me ju.

Tani mund të shihni një përmbledhje të këtyre informatave dhe t’i fshini nga llogaria juaj, nëse doni”, ka shkruar ai.

Me veçorinë e re, Facebooku u ka ofruar qasje gati dy miliardë përdoruesve të vet të shohin një listë uebfaqesh dhe aplikacionesh të cilat ndajnë informatat me rrjetin social. Përdoruesit më pas mund ta shkarkojnë listën dhe të përcjellin listën e informatave. Kjo u mundëson përdoruesve të kuptojnë sa dhe si Facebooku dhe kompanitë e tjera i targetojnë.

Veçoria vjen si pasojë e skandalit të madh “Cambridge Analytica” më 2018. Kjo kompani atë kohë kishte përdorur të dhënat private përmes aplikacioneve të treta, për t’iu ndihmuar më pas klientëve të vet, përfshirë kampanjës së presidentit amerikan Donald Trump për të targetuar votuesit potencialë me reklama.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”