MENU
klinika

Lufta kundër krimit

Kryeprokurorja Marku marrëveshje bashkëpunimi me Bullgarinë

26.09.2018 - 15:51

Kryeprokurorja Arta Marku, gjatë një vizite zyrtare në Bullgari, u takua me homologun e saj, Kryeprokurorin e Përgjithshëm të Bullgarisë Sotir Tsatsarov, ku dhe ka firmosur Memorandumin e Bashkëpunimit mes dy vendeve. Gjatë takimit Kryeprokurorja Marku theksoi nxitjen e bashkëpunimit të efektshëm mes të dyja vendeve në luftën kundër krimit të organizuar. 

Sipas njoftimit nga Zyra për Shtyp e Prokurorisë, ‘Palët bien dakord, brenda juridiksioneve të tyre, të bashkëpunojnë duke shkëmbyer informacion dhe zhvilluar konsultime për përgatitjen dhe zbatimin e kërkesave për ndihmë juridike dhe veprime të tjera, për aq sa ato janë të zbatueshme brenda fushës së bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale. Memorandumi mundëson shkëmbimin e informacionit që lejon ose kontribuon në hetimin ose parandalimin e veprimtarive kriminale, sipas nevojave specifike’.

Gjatë vizitës Kryeprokurorja Marku u takua edhe me ministren e Drejtësisë të Bullgarisë, Tsetska Tsacheva, përfaqësuesin e Këshillit Suprem Gjyqësor Boyan Magdalinchev dhe anëtarë të Kolegjit të Këshillit Suprem Gjyqësor, si dhe me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Boris Velchev.

"Kush vjen “i armatosur” me dijen, i fituar"

Rama, ftesë emigrantëve: Kthehuni e investoni në Shqipëri!

Rama: Do mbetet njollë turpi në historinë e Evropës demokratike

“Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat forcërisht siç ndodhi në Greqi”

“Evropa të bashkohet, jo të zgjerohet me hapin e breshkës”

Mesazhi Ramës për BE: U desh shfaqja e carizmit rus, që të kuptojnë se…

“Kush nuk e kujton damkën ‘e stato un albanese’”

Rama: Shqipëria në sytë e Italisë dukej si një ekran kur ikën dritat dhe…