Në ndeshjen e tij të dytë me Barcelonën B, Rey Manaj ka gjrtur rrugën e rrjetës. Sulmuesi shqiptar e nisi titullar sfidën e sotme të blaugranave ndaj Prat në Segunda Division.
Në minutën e 27 të ndeshjes gjeti rrugën e rrjetës duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Lushnjari ia doli të shënonte edhe në javën e kaluar, në atë që ishte ndeshje e tij e debutimit, megjithatë rrjeta iu anulua nga arbitri.
Por, sot askush nuk mund t’ia ndalë festën e golit të parë si katalanas që pas transferimit në janar nga Albacete. Megjithatë, takimi i lushnjarit nuk mund të zgjasë më shumë se pjesa e parë pasi në minutat shtesë të saj është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, automatikisht të kuq.