MENU
klinika

Shkaqet e deformimit të rrezikshëm

Ç’ është skolioza dhe si trajtohet?

02.02.2020 - 14:56

Për shumë njerëz e veçmas për prindërit, mund të jetë një temë e panjohur, por skolioza është lakimi anash i shtyllës kurrizore, e cila si pasojë e këtij lakimi i jep shtyllës kurrizore pamjen e germës C ose S.

Është një situatë patologjike që përfshin një deviacion lateral dhe rrotullues të shtyllës kurrizore (ilustrimi i radhës). Nganjëherë rrotullimi përcakton edhe një deformim të kafazit të kraharorit dhe të organeve që përmbahen në të (zemra, mushkëritë dhe diafragma).

Jo gjithmonë shfaqet me shenja të dukshme të deformitetit nga jashtë, por fëmija ankohet për nga dhimbjet në pjesën torakale dhe lumbale të shtyllës kurrizore gjatë qëndrimit në këmbë për një kohë të gjatë. Etiologjia është shpesh e panjohur (idiopatike) dhe një rol të madh luan lëvizja apo qëndrimi jo siç duhet i trupit.

Skolioza prek rreth 2% të femrave dhe 0.5% të meshkujve. Në shumicën e rasteve shkaku është i panjohur (idiopatik). Ky lloj i skoliozës përshkruhet në bazë të moshës kur zhvillohet ajo. Nëse zhvillohet në moshën 3 vjeçare apo më pak, quhet skolioza idiopatike infantile. Midis 3-10 vjeç quhet skolioza idiopatike juvenile dhe mbi 10 vjeç është skolioza idopatike adoleshente.

Shkaktarët e mundshëm: Skolioza (nga greqishtja skoliozis – shtrembërim) është një deformim i shtyllës rruazore, i cili shfaqet në moshë të re kur eshtrat ende janë duke u rritur. Ky deformitet i shtyllës rruazore shfaqet si pasojë e uljes jo të drejtë, mbajtjes së çantës vetëm me një krah, etj.

Simptomat më të shpeshta:
– Supe dhe pelvis asimetrik
– Dalja e njërit a po e dy supeve
– Rënia e supeve apo e pelvisit
– Gungë në pjesën e sipërme të shpinës

Trajtimi konservativ
Trajtimi i skoliozës tek fëmijët në rritje, varet nga këndi i lakimit të shtyllës kurrizore i cili matet me rreze X panoramike. Nëse këndi është deri në 25 gradë, atëherë fizioterapisti zbaton disa ushtrime të caktuara të cilat ndihmojnë në përmirësimin e lëvizjes së trupit dhe monitorimin e rregullt të ndryshimeve. Për deformimet nga 25-40 gradë përdoren brezat elastik ose korse plastike në kombinim me disa ushtrime të caktuara, ndërsa përsa i përket deformimeve më të mëdha se 40 gradë, atëherë përdoret ndërhyrja kirurgjike.

Muskujt kryesorë për mbështetje të bushtit kurrizorë përfshijnë muskujt e barkut, muskujt e pasmë (të thellë dhe sipërfaqësorë) dhe muskujt rreth legenit. Këta muskuj janë të dizajnuar për të mbrojtur shpinën duke krijuar mbështetje të mire për boshtin kurrizorë.

Trajtimi do të fokusohet në forcimin dhe zgjatjen e muskujve të bushtit kurrizorë, dhe në edukimin e pacientit për qëndrim të drejtë, në këtë rast edukimi I fëmijëve për bartje të çantës dhe të qëndrimit në bankë. Si procedure hyrëse para ushtrimeve fizikale aplikohet termoterapia (terapia me të nxehtë) ku si qëllim ka rritjen e elasticitetit të muskujve të shpinës. Ushtrimet duhet të bëhen me kujdes dhe të bëhen me teknikën e duhur. Në foto mund të shihni vetëm disa nga ushtrimet e shumta që aplikohen për korrigjimin e skoliozës.

Trajtimi kirurgjik:
Kur të jenë shteruar të gjitha teknikat e trajtimit jo operativ të skoliozës, kalohet në trajtimin kirurgjik i cili zbatohet tek pacientët të cilët kanë lakim të shtyllës kurrizore me një kënd prej 40-45 gradë. Trajtimi varet nga lloji i lakimit. Nëse pacienti ka mungesë të pjesës së rruazës, hemivertebra apo ndonjë çrregullim tjetër kongjenital, atëherë skolioza është e lindur dhe trajtimi përbëhet nga mënjanimi i hemivertebrës, korrigjimi i lakimit dhe fiksimi në pozicionin e duhur.

Skoliozat e shfaqura për arsye të panjohura, me lakime të zmadhuara, zgjidhen me trajtim kirurgjik i cili kryhet në pjesën e pasme. Për skoliozat të cilat nuk janë trajtuar në kohë, ose pas trajtimit të zgjatur konzervativ, mund të përdoret kombinim trajtimesh. Tek këto skolioza të neglizhuara dhe të pa trajtuara, me kalimin e kohës deformimi rritet dhe trajtohet nga ana e pasme dhe e përparme.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?