Nuk është kurrë e lehtë t’i japësh fund një lidhje aq më tepër kur bëhet fjalë për një marrëdhënie disavjeçare ku në mes është e përfshirë edhe një fëmijë, por Robert Berisha, sikundër kolegu i tij Stine, vendosi ta bënte këtë me anë të një postimi në Instagram.
Nga ajo kohë e deri më sot nuk duket se kanë ndryshuar shumë gjëra, përveç deklaratave të këngëtarit që na lënë gjithmonë gojëhapur, siç ndodhi edhe mbrëmë. Ish-partnerja e tij Nora Istrefi, e cila ishte e ftuar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” për të surprizuar një fanse, por në fakt pati edhe një surprizë për atë. Roberti i bëri një dedkim për këngëtaren, që në fakt nuk pritej. Në një video-mesazh ai u shpreh se Nora dhe Rennée anë rruga e jetës së tij dhe se i do shumë.
“Përshendetje Arbana, të përshëndes ty, publikun e emisionit tënd dhe mysafiren që ke aty Norën. Ky mesazh ka qenë special për Norën dhe për të gjithë ato çifte që nuk janë më bashkë. me këngën Time që kisha në festival e RTSH-së që titullohej “Ajo nuk është më rruga jem”, Nora dhe Renée ju gjithmonë do të jeni rruga e jetës sime, ju dua fort”, u shpreh Robert Berisha në videomesazh. Pak këtij mesazhi Nora u shpreh: “Ndarja jonë nuk pati arsye tjetër përveçse asaj të konsumimit të një lidhje gati 15 vjeçare”.