Apple raportoi shitje dhe fitime rekord për tremujorin e katërt të vitit të kaluar. Të ardhurat u rritën me 9% krahasuar me tremujorin e katërt të një viti më parë, në $91.8 miliard. Kjo prodhoi një fitim neto prej $22.8 miliard.
Shitjet e I-phone-it u rikthyen fort pas disa tremujorësh me rritje agonike. Apple pritet të nxjerrë telefonat e parë 5G të saj këtë vit. Çmimi i aksioneve të kompanisë u rrit, duke e shtyrë kapitalizimin e saj të tregut në mbi $1.4 trilion.
Së bashku me shumë kompani të tjera, Apple paralajmëroi për impaktin potencial të Koronavirus në biznesin e saj. Ka tashmë plane lehtësimi për t’ju kundërpërgjigjur humbjes së prodhimit nga furnizuesi në Wuhan, qëndra e virusit, por është e paqartë për sa i përket furnizimit të saj nga pjesë të tjera të Kinës. Foxconn, e cila monton shumicën e I-Phone-ve të Apple-it në Kinë, pa çmimin e aksioneve të saj të bjerë.