04.02.2020 - 13:14
Një zjarri i vogël nga pakujdesia ka marrë përmasa të mëdha duke djegur një sipërfaqe prej 10 hektarësh në fshatin Çiflig në Fier.
Zjarri është përhapur në masivin me ullishte të mbjella 5 vitet e fundit në kodrën e fshatit. Ndërsa flakët nuk kanë kursyer as shkurre dhe bimë të tjera.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur edhe zjarrfikëset, por ato kanë mbetur në hyrje të fshatit pasi nuk mund të depërtojnë më tutje për shkak të rrugëve të ngushta.
Në këto kushte punonjës të zjarrfikëses, policisë se shtetit dhe banoreve te zonës u është dashur të shkojnë në këmbë për të izoluar zjarri.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Operacioni i policisë