MENU
klinika

Projektet e reja

Rritja e parametrave të sigurisë në portin e Durrësit

05.02.2020 - 14:43

Rritja e mëtejshme e parametrave të sigurisë në hapësirën portuale të Portit të Durrësit dhe ligjshmërisë, ishte kryefjala e takimit të dytë zhvilluar midis Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vengu dhe partnerëve ndërkombëtarë, pikërisht me përfaqësues të Ambasadës së franceze, asaj Spanjolle dhe të ICITAP (Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal).

Kreu i APD-së, Vengu, i njohu të pranishmit me përditësimet mbi aktivitetet e ndërmarra lidhur me sigurinë në portin më të madh të vendit, si dhe në fushën e bashkëpunimit me të gjithë institucionet që operojnë në hapësirën portuale.

Punonjësit e strukturave të sigurisë portualë kanë bërë të njohur kushtet e sigurisë dhe projektet e afërta që do të zbatohen në hapësirën portuale.

Ky takim ishte i dyti i zhvilluar në këtë nivel përfaqësie mes drejtuesve të Autoritetit Portual Durrës dhe partnerëve ndërkombëtarë. Në takim morën pjesë Erhadi Thomas, Atashe i Sigurisë së Brendshme pranë Ambasadës franceze, Alberto Herrera, Oficer Kontakti pranë Ambasadës spanjolle, Stefano Leccia, Komandant i Rojes Kufitare pranë Guardia di Finanza.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin