MENU
klinika

Nga Financial Times

Turqia nuk është vasal rus!

05.02.2020 - 18:39

Nëse presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan po kërkonte një mënyrë për të treguar zemërimin e tij ndaj Rusisë për vdekjen e tetë trupave turq në Siri, vizita në Ukrainë i dha mundësinë e përsosur.

Fjalët e tij të zgjedhura me kujdes, për një ushtri që lufton separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës, ishin një qortim i qartë për Presidentin Vladimir Putin.

Aleanca pragmatike midis Ankarasë dhe Moskës, u testua ashpër nga sulmi i së hënës ndaj ushtarëve turq nga trupat siriane të mbështetur nga Kremlini në provincën e zaptuar nga opozita e Idlib. Ky sulm dhe tensionet për çështje të ndryshme, që nga Libia, deri tek çmimi i importeve të gazit, e kanë bërë të qartë se, pavarësisht afërsisë mes Ankarasë me Moskën, dinamika midis dy vendeve nuk është e drejtpërdrejtë.

“Është e drejtë të thuash që nuk është një marrëdhënie e lehtë,” tha një zyrtar i lartë turk. “Është e lehtë për disa zyrtarë perëndimorë ose komentatorë të thonë se Turqia i ktheu shpinën Perëndimi. Por nuk është ky rasti.”

“E gjitha kjo është shumë shqetësuese,” tha Konstantin Kosachev, kryetari i komitetit të punëve të jashtme në dhomën e sipërme të parlamentit të Rusisë. “Kjo është një provë për forcën e marrëveshjeve ekzistuese ruso-turke.” Lufta në Siri, ku Ankara mbështet forcat që kundërshtojnë Presidentin Bashar al-Asad dhe Moska mbështet regjimin e tij, ka paraqitur prej kohësh një situatë disi delikate për të dy vendet.

Pesë vjet më parë, ushtria turke goditi një Su-24 ruse. Por shtatë muaj pas incidentit, vendet u pajtuan.

Që atëherë, ata kanë bashkëpunuar për furnizimin me energji, tregtinë dhe konfliktet në Siri dhe Libi, pavarësisht se kanë mbështetur palët kundërshtare në të dy vendet. Zgjedhja e Erdogan për të blerë sistemin e mbrojtjes ajrore të Rusisë S-400 vitin e kaluar tmerroi aleatët perëndimorë të Turqisë. Yusuf Erim, një analist i politikës së jashtme për transmetuesin shtetëror TRT World, tha se ishte e rëndësishme që Turqia të “diversifikojë marrëdhëniet e saj me superfuqitë” në një renditje globale.

Megjithatë, pavarësisht dhjetëra thirrjeve telefonike, takimeve dhe paraqitjeve publike që janë zhvilluar vitet e fundit midis Erdogan dhe Putin, ka sfera të shumta ku Turqia ka patur konflikte me Rusinë.

Erdogan u zemërua nga refuzimi i gjeneralit të mbështetur nga Rusia Libia, Khalifa Haftar, për të nënshkruar një marrëveshje paqeje në bisedimet e ndërmjetësuara nga Moska dhe Ankaraja muajin e kaluar. Tani, Idlib kërcënon të bëhet kriza më serioze, ndërsa kushtet përkeqësohen për rreth 3 milion njerëz.

Erdogan, i cili tashmë po përballet me reagime ndaj 3.6 milion refugjatë sirianë që jetojnë në Turqi, ka paralajmëruar se vendi i tij nuk mund të marrë më njerëz.

Por varet gjithashtu nga Rusia për të parandaluar një valë edhe më të madhe të refugjatëve që të shkojnë drejt kufirit turk, për të kufizuar rolin e militantëve kurdë dhe bashkëpunëtorët e tyre politikë në bisedimet për të ardhmen e Sirisë. Ankaraja “me të vërtetë nuk mund të lejojë të tjetërsojë Rusinë,” tha Asli Aydintasbas, një anëtar i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme, i cili parashikoi që lidhjet e të dy vendeve do t’i mbijetojnë tensioneve të fundit për Idlibin.

“Turqia nuk është vasal rus,” shtoi ajo.

Erdogan, i cili tha se Turqia kishte “shumë nisma serioze strategjike” me Rusinë dhe premtoi të “ulet dhe të flasë gjithçka, pa zemërim”. Duke përmendur një proverb turk, ai shtoi: “Sepse ai që ngrihet me zemërim, do të ulet i penduar.”

Përkthyer dhe përshtatur nga Financial Times/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarat e Sekretarit amerikan të mbrojtjes

“Rusia nuk mund ta zëvendësojë kurrë SHBA-në”