MENU
klinika

"Receta e mamit"

Avokadot e mbushura me mish pulë!

06.02.2020 - 14:48

Koha e përgatitjes: 5 minuta

Koha e gatimit: 5 minuta
Receta për: 4 persona

INGREDIENTËT

  • 2 copa mish pule të mbetura nga dita e djeshme
  • 1 qepë e kuqe e prerë imët
  • 2 avokado të ndara përgjysmë
  • ½ gotë me kos
  • Lëngu i një limoni
  • 1 luge gjelle mustardë
  • Kripë, piper për shije
  • Borzilok i freskët

UDHËZIMET

  1. Mishin e pulës e thërrmoni në copa sa më të imëta.
  2. E kaloni në një enë dhe bashkë me të shtoni qepën, kosin, lëngun e limonit, mustardë, pak kripë, piper dhe tulin e brendshëm të avokados.
  3. Këtë të fundit e merrni me ndihmën e një luge gjelle, pasi i keni ndarë avokadot përgjysmë dhe i keni hequr farat.
  4. Merrni avokadot dhe i mbushni me masën që përgatitët.
  5. I servirni në një pjatë duke mos harruar t’i shtoni sipër pak bozilok.

Ju bëftë mirë!