MENU
klinika

"Kosova, partneri më besnik i SHBA"

Haradinaj takon sekretarin amerikan, Pompeo

06.02.2020 - 15:37

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ka takuar sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo me të cilën kanë diskutuar për aktualitetin politik dhe rolin e Kosovës në rajon.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kosova ka treguar se është në krah të Amerikës dhe partneri më besnik i saj.

Postimi i Haradinaj në Facebook:

“I nderuar që gjatë lutjeve të mëngjesit të ndajë tavolinën me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.
Me Sekretarin Pompeo diskutuam për aktualitetin politik dhe rolin e Kosovës në rajon e më gjerë. Kosova ka treguar se është në krah të Amerikës dhe partneri më besnik i saj në të gjitha aspektet globale si ato të sigurisë, ekonomike, politikës së jashtme dhe paqes e demokracisë.

Sekretarin Pompeo e sigurova se ne qëndrojmë të palëkundur në besimin se Kosova dhe SHBA përveç interesave të përbashkëta strategjike ndajnë edhe sistemin e vlerave të lirisë e demokracisë.

Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikë”.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat