MENU
klinika

Luan edhe me Kombëtaren kuqezi

Futbollistja shqiptare, pjesë e Serie A në Itali

27.09.2018 - 10:35

Nëse disa kuqezinj po luajnë me sukses në elitën e futbollit Italian, tashmë edhe një vajzë shqiptare po lë gjurmë. Një futbolliste shkodrane po luan me sukses në Serie A të Italisë. Bëhet fjalë për Alma Hilajn, ish-lojtaren e “Juban Danjes” në Shqipëri, e cila prej dy vitesh ndodhet në vendin fqinj.

Pasi ka luajtur me sukses me ekipin e të rejave të klubit “Florentia” të Firenzes, në sezonin aktual ajo është bërë pjesë e ekipit të parë që merr pjesë në Serie A të futbollit italian të femrave.

Hilaj ka firmosur para pak kohësh me këtë skuadër dhe është prezantuar zyrtarisht nga drejtuesit e saj. E datëlindjes 2000, kjo vajzë konsiderohet një lojtare me shumë të ardhme, e cila mund të luajë me sukses jo vetëm në qendër të mbrojtjes, por edhe në mesfushë.

hilaj alma
hilaj alma

Ajo është vënë nën urdhërat e trajnerit Carobbi dhe tashmë është pjesë e Florentias. Hilaj njëkohësisht është edhe pjesë e kombëtares shqiptare U-19. Kujtojmë që Florentia sezonin e kaluar është shpallur kampione e Italisë.