Aktori i humorit Irgen Çela ka rrëfyer për herë të parë detaje nga jeta e tij para se të bëhej i famshëm. I ftuar në emisionin “Glamur”, Irgeni ka treguar se në vitet e gjimnazit ka punuar si kamerier për të nxjerrë shpenzimet e veta.
“Puna ime e parë ka qenë kamerier, kur kam qenë akoma në gjimnaz. Muajt e verës punoja dy muaj. Pastaj në momentin që kam filluar studimet në Akademi, qëlloi shumë mirë se fillova të merresha me dublime dhe ajo më dha dorë. I kërkoja më pak lekë familjes”, u shpreh ai.
Aktori i humorit tha se pas përfundimit të Akademisë, ka kërkuar menjëherë punë dhe fakti se është i shkurtër i ka shërbyer për të fituar shumë role me të cilat përshtatej.