MENU
klinika

"Receta e mamit"

Kroketa patatesh për pasditet tuaja!

07.02.2020 - 16:02

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 10 minuta

Receta për: 4 perona
Para tyre dorëzohemi të gjithë! Kroketat e patateve nuk kanë shumë kosto dhe janë fantastike për t’u shijuar me një gotë verë.

INGREDIENTËT

  • 5 kokrra patate
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 vezë
  • 1 gotë me djathë kaçkavall
  • Kripë, piper të zi
  • Për lyerjen:
  • 2 vezë
  • ½ gotë me galetë
  • 1 gotë miell

UDHËZIMET

  1. Në një tenxhere me ujë e kripë, zieni patatet.
  2. Më pas i qeroni dhe i shtypni në një tas me një pirun. Shtoni gjalpin.
  3. Shtoni vezët e rrahura, pak kripë, piper dhe djathin kaçkavall.
  4. E përzieni mirë masën dhe formoni disa masa të vogla kroketash. Mund t’i bëni rrumbullake ose përsëgjati, sipas dëshirës.
  5. I lyeni me miell, më pas me vezë dhe më pas me galetë.
  6. I vendosni për t’i skuqur para e mbrapa në një tigan me vaj luledielli.

Ju bëftë mirë!