MENU
klinika

"Receta e mamit"

Speca të mbushur me spinaq e djathë

07.02.2020 - 16:39

Koha e përgatitjes: 20 minuta

Koha e gatimit: 25 minuta

Receta për: 4 persona

INGREDIENTËT

  • 500 gram spinaq
  • 300 djathë djathë parmixhano
  • 7-8 speca
  • 200 ml ajkë qumështi
  • 1 lugë kafe hudhër pluhur
  • 1 tufë borzilok
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

UDHËZIMET

  1. Lani mirë spinaqin, kriposeni dhe shtypeni me duar.
  2. Vendoseni për ta skuqur në një tigan me vaj ulliri. Sapo të bie volumi i shtoni qumështin, borzilokun, djathin, hudhrat dhe i trazoni mirë.
  3. Në një tavë vendosni specat dhe i mbushni me masën që përgatitët.
  4. Shtypeni mirë mbushjen në mënyrë që të mos dalë jashtë gjatë pjekjes.
  5. I spërkasni edhe njëherë me vaj ulliri dhe në fund i fusni në furrë për 25 minuta në temperaturë 180 gradë.
  6. Specat e mbushur janë gati!