MENU
klinika

“Po hidhet në erë reforma në drejtësi”

Meta për VOA: Ja cilin institucion do të kap mazhoranca

07.02.2020 - 19:15

Presidenti i vendit Ilir Meta në një intervistë për Zërin e Amerikës, duke folur për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, deklaroi se maxhoranca ka si synim që të kapë edhe këtë institucion, që ende nuk është kapur prej saj.

Meta tha se maxhoranca do të kapë edhe këtë institucion të fundit që nuk është kapur prej saj, duke hedhur ne erë të gjithë besueshmërinë ndaj institucioneve të reja të drejtësisë.

Unë dua të them se është një nismë e keqe, tregojnë mungesë të respektit për shtetin ligjor dhe për Kushtetutën. Është një kokëfortësi e cila nuk na ndihmon që të rrisim besueshmërinë brenda dhe jashtë vendit se po cojmë më tej reformën në drejtësi, aq më tepër për një çështje kaq të mprehtë sa Gjykata Kushtetuese. Kjo është një përpjekje për të bërë Gjykatën Kushtetuese partiake.

Presidenti ka bërë më të mirën që Shqipëria të mos ngelet kurrë pa Gjykatë Kushtetuese dhe të mos cenohet puna në këtë gjykatë. Kushtetuta e ka të shkruar pikë më pikë të saktë si veprohet dhe presidenti ka vepruar drejt me ligjet.

Maxhoranca do të kapë edhe këtë institucion të fundit që nuk është kapur prej saj, duke hedhur ne erë të gjithë besueshmërinë ndaj institucioneve të reja të drejtësisë”, deklaroi Meta.