MENU
klinika

"Receta e mamit"

Receta tradicionale e qofteve të shtëpisë

08.02.2020 - 10:05

Koha e përgatitjes: 15 minuta 

Koha e gatimit: 20 minuta

Receta për: 5 persona

INGREDIENTËT

  • 250 gram mish të grirë
  • 2 feta buke (të lagura me ujë)
  • 2 vezë
  • 4-5 thelpi hudhër
  • 1 lugë çaji rigon
  • kripë, piper

UDHËZIMET

  1. Në një tas shtoni mishin e grirë, bukën dhe vezët. Punojeni masën me duar.
  2. Pas kësaj shtoni kripën, piperin, rigonin dhe hudhrën.
  3. E punoni edhe njëherë masën dhe pas kësaj formoni disa toptha të vegjël.
  4. I skuqni në vaj të nxehtë nga të dyja anët. I lini të ftohen për disa minuta dhe pas kësaj mund t’i shijoni qoftet. Nuk ishte edhe aq e vështirë përgatitja e tyre apo jo?