MENU
klinika

"Receta e mamit"

Penne me salcë pesto të bërë vetë

08.02.2020 - 10:30

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 20 minuta

Receta për: 5 persona

INGREDIENTËT
  • 1 pako makarona penne
  • 100 gram spinaq
  • 10 gjethe borzilok
  • 20 gram fara pishe
  • 20 gramë djathë parmixhano
  • 1/2 lëng limoni
  • 35 ml vaj ulliri
  • kripë

UDHËZIMET

  1. Në një blender elektrik bashkoni spinaqin e larë, borzilokun, farat e pishës, djathin, vajin e ullirit dhe lëngun e limonit. I trazoni për disa sekonda.
  2. Zieni makaronat me metodën e zakonshme me kripë.
  3. Shërbejeni në pjata dhe sipër i shtoni salcën e freskët pesto. Ju bëftë mirë!