Një raport i ri nga Nikkei Asian Review po sugjeron që nëse dëshironi të porosisni AirPods Pro, duhet të prisni deri në mars.
Raporti pretendon se për shkak të shpërthimit të coronavirus, janë prekur një numër i furnizuesve të Apple në Kinë, dhe kështu, ajo ka sjellë prodhimin e AirPods në një ndalesë të rëndë.
Apple fillimisht u kishte kërkuar furnizuesve ë tyre për të rritur prodhimin e kufjeve, ku ata synonin që 45 milionë njësi të prodhoheshin në gjysmën e parë të vitit 2020, por duket se Apple mund të ketë një kohë të vështirë për ta përmbushur qëllimin.
Për shkak të shpërthimit të virusit, furnizuesit e Apple u detyruan të mbyllnin fabrikat e tyre për dy javë, dhe madje edhe atëherë kur të rifilloj prodhimi, përbërësit mund arrijnë me vështirësi.
Sipas një personi të afërt me situatën, “për shkak të shpërthimit të virusit, tashmë kanë kaluar rreth dy javë që kur prodhuesit kanë dërguar ndonjë seri të re të AirPods. Të gjitha dyqanet dhe transportuesit që shesin produkte të Apple janë të lidhur ngushtë me furnizuesit për të rifilluar punën javën e ardhshme. ”