MENU
klinika

Njoftimi

Apple dyfishon prodhimin e AirPods

01.12.2019 - 10:04

AirPods Pro nga Apple kanë vetëm disa javë që kanë dalë në treg, por prodhimi i tyre tashmë duhet të dyfishohet.

Siç njoftoi Heise, kufjet e reja tashmë shiten në shumë vende të botës.

Për të shmangur pengesat e mëtutjeshme të prodhimit, Luxushare Precision, prodhuesi i kufjeve, pritet të prodhojë dy milionë kopje në muajt e ardhshëm.

Meqenëse AirPods 2 janë dukshëm më të lira se AirPods Pro, prodhuesi kinez duhet të rrisë prodhimin e tij edhe më shumë.

Vlerësohet se gjithsej 60 milionë kopje të kufjeve Bluetooth do të shiten këtë vit, shkruan Bloomberg.