MENU
klinika

Gjesti i Georginas

Partnerja e Ronaldos dhuron parátë e Sanremos

08.02.2020 - 12:04

Ajo shkëlqeu në sytë e partnerit të vet Cristiano Ronaldo. Georgina Rodriguez ishte një nga protagonistet kryesore në skenën e Festivalit të Sanremo mbrëmjen e së enjtes.

Ajo u ngjit në skenë dhe rrëmbeu gjithë vëmendjen e publikut me hijeshinë e saj. Partnerja e Cristiano Ronaldos shkëlqente e veshur me dy fustane nga stilistja shqiptare Lia Stublla.

Gjithashtu Georgina mahniti sallën ndërsa doli në skenë duke kërcyer tango, ku i la të gjithë pafjalë. Për të gjithë performancën e saj në Sanremo, ajo pagua me një shumë marramendëse prej 140.000 euro.

Por të gjithë këto para modelja nuk do i mbajë për vete. 26-vjeçarja ka vendosur që t’i japë për bamirësi në spitalin e fëmijëve Regina Margherita në Torino.

Paratë do jenë një ndihmë e vyer për repartet e spitalit të fëmijëve, ndërsa raportohet se do përdoren për mirëmbajtjen dhe rinovimin e tij. Një gjest human, që tregon se ajo nuk rriti pagesën për nevoja të veta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Përshëndet në shqip shqiptarët"

Alketa rrëmben gjithë vëmendjen në Sanremo

Nga misteri i mikrofonit të hapur, te komplimentat

Si e pritën italianët Alketa Vejsiun!