MENU
klinika

Nga Ela Daci

‘Britania e Shkëlqyer’ pas Brexit

08.02.2020 - 20:07

Pas ditës së Brexit, të Premten e 31 Janarit, asgjë nuk do tëndryshojë menjëherë për qytetarët e Bashkimit Evropian që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, siç ashtu edhe për shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar që jetojnë në BE.

Por, një gjë vihet re në hyrjen e aeroportit të Londrës Stansted, disatabela të vendosura pas Brexit, Mirëserdhet në Britaninë e Shkëlqyer (Welcome to Great Britain).
Kryeministri Britanik, Boris Johnson në fjalimin e tij të parë të paraparlamentit, premtoi se Brexit do ta bëjë Britaninë vendin më të shkelqyer në tokë, duke i bërë jehonë retorikës patriotike të presidentit amerikan Donald Trump – Ta bëjmë Amerikën të Shkëlqyer Përsëri (Make Amerika Great Again).

Kjo retorik u përdor nga Presidenti Amerikan, Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 2016. Për herë të parë ky slogan u përdor në fushatën presidenciale të Ronald Reagan në vitin 1980, në një moment, ku Shtetet e Bashkuara po vuanin nga një ekonomi në rënie. Reagan përdori sloganin për të ngjallur një ndjenjë patriotizmi midis elektoratit, duke përdorur shqetësimit ekonomik të vendit.

Në vitet e fundit grupet kryesore të votuesve në SHBA dhe në Mbreterinë e Bashkuar ishin të irrituar me politikën dhe me efektet negative të globalizmit gjithashtu ata ishin të shqetësuar edhe nga imigrantet. Frika e këtyre të fundit ishte se mund të ndryshonin komunitetet.
Sesi Trump dhe Johnson kanë arritur të udhëheqin vendet e tyre, tregon shumë për forcat politike në Perëndim gjatë viteve të fundit. Gjatë fushatës, Trump premtoi se do të ndërtojë një mur gjatë kufirit meksikan për tëmbajtur jashtë imigrantët pa dokumenta – duke u thënë votuesve se Meksikanët po sillnin drogë, krim dhe që ata janë përdhunues.

Në Britani, Johnson ndihmoi për të udhëhequr fushatën e Brexit, duke u thënë votuesve se duhet marë përsëri kontrolli i kufijve të vendit dukebraktisur Bashkimin Evropian. Ky i fundit është një bashkimin politik dhe ekonomik që lejon njerëzit dhe mallrattë lëvizin lirshëm midis 28 vendeve anëtare. Gjatë fushatës së Brexit votuesve u tha që Turqia mund të behej pjesë e Bashkimin Evropian dhe që refugjatët sirianë të perdorin Turqine si një dere për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar.

Edhe per sa kohë Trump dhe Johnson do të udhëheqin vendet, kjo ështënjë pyetje tjetër. Trump po udheheq me një ekonomi ende të fortë dhe përballet me një Parti Demokratike të ndarë. Kurse detyra e parë e Johnson është sfida e Brexit, e cila kaparalizuar pjesën më të madhe të politikës britanike për të tre vitet e fundit dhe i dha fund karrierës së dy paraardhësve të tij. Por sido që të jetë fati politik i këtyre liderëve, forcat populiste që shtynë Johnson dhe Trump në pushtet duket se do zgjasin ende.

Një marrëveshje Johnson-Trump mund të jetë revolucionare në disa aspekte. Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për një marrëveshje tregtare midis SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar. Nuk është hera e parë që dy aleatet bashkëpunojnë, është për tu permendur ajo e Roosevelt-Churchill, që fitoi Luftën e Dytë Botërore, por edhe ai i Reagan-Thatcher që fitoi Luftën e Ftohtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministrat britanikë paralajmërojnë

“Brexit mund të shtyhet”


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!