MENU
klinika

Gabimet që bëjmë çdo ditë

Çfarë po na e dëmton lëkurën? Mënyra sesi lahemi!

09.02.2020 - 15:28

Jemi në kërkim të vazhdueshëm për atë kremin, trajtimin apo atë larësin që do të na shpëtojë njëherë e mirë lëkurën, por s’dimë që fajin më të madh e bëjmë ne. Çdo ditë! Si? Duke u larë në mënyrën më të gabuar të mundshme.

Lahemi çdo ditë – Sa herë lahemi lëkura zhvishet nga mbrojtësit natyralë, të cilët rikrijohen gjatë ditës në vijim. Por nëse laheni çdo ditë, nuk e lini lëkurën të prodhojë vajrat që e mbajnë të butë dhe të mbrojtur.

Lahemi në mëngjes – Mund t’ju nxjerrë gjumin, por ky është i vetmi avantazh i dushit në mëngjes. Gjatë ditës, poret e lëkurës ju bllokohen nga pluhurat dhe mikrobet, dhe të flesh pa u larë në mbrëmje, nuk është ide e mirë. Dermatologët sygjerojnë të laheni në mbrëmje.

Bëjmë dush të gjatë – Një ndër gjërat që na pëlqen dhe na çlodh është një orë dush në mbrëmje. Megjithatë, ky zakon e than lëkurën duke e lënë të pambrojtur.

Lahemi me ujë të nxehtë – Të shijon, por, sipas dermatologëve duhet të lahemi me ujë të vakët. Uji i nxehtë ia heq lëkurës vajrat natyralë, duke e tharë dhe kështu, ajo mund të rrudhet më shpejt.

Besojmë se uji i nxehtë na hap poret – Në fakt, sipas dermatologëve madhësia e poreve është gjenetike, dhe nuk e ndryshon dushi. I vetmi efekt që ka është siç thamë, tharja e lëkurës.