10.02.2020 - 09:54
Një version për tu provuar i recetës pastiçe djathë e salce beshamel. E përgatitur në këtë mënyrë pastiçe merr një shije karakteristike dhe masë si krem ndryshe nga pastiçe klasike.
Përbërësit:
- 500 gr makarona të gjata
400 ml qumësht
3 kokrra veze
1 verdhë veze
150 gr djathë i bardhë
200 gr djathë parmixhano ose djathë kaçkavall
kripë
piper
Për salcën beshamel
70 gr gjalpë
50 gr miell
350 ml qumësht
arrë moskat
kripë
Përgatitja:
- Në një enë rrahim vezët, shtojmë djathin e bardhë, pak kripë dhe qumështin
- I përziejmë mirë të gjithë përbërësit.
- Ndërkohë në një enë tjetër hedhim ujin për të zierë makaronat.
- Pasi uji ka marrë valë, shtojmë kripën dhe më pas makaronat. Makaronat i lëmë në zjarr jo më shumë se 5 minuta.
- Fillojmë përgatitjen e salcës beshamel. Qëllimi i salcës është ti japi ngjyrë të bukur tavës më pastiçe djathë e të shtojë atë shije karakteristike të beshamelës.
- Marrim një enë, ku hedhim gjalpin, miellin, i trazojmë për të eliminuar formimin e kokrrizave, duke parë që ndryshon ngjyrë fikim zjarrin, shtojmë qumështin dhe arrën moskat.
- Trazojmë deri sa të tretet mielli e të kemi një mase pa kokrriza e të lëngshme. E lemë për pak minuta në zjarr duke vazhduar trazimin pa ndalim.
- Pasi janë ziere makaronat i kullojmë dhe shtojmë te ena ku është masa e përgatitur më parë me vezë e qumësht.
- Marrim tavën e lyejmë me gjalpë, shtojmë makaronat me masën e tyre dhe hapim në mënyrë njëtrajtshme.
- Sipër masës shtrojmë salcën beshamel dhe djathin e grirë.
- Tavën pastiçe djathë e beshamel e fusim në furrë me 180 gradë për 30 minuta, duke parë vazhdimisht por pa hapur furrën.
- Kur tava të marri sipër ngjyrë të verdhë në të artë, mund ta heqim nga furra.
- Pastiçe djathë e salcë beshamel është gati. Presim të ftohet dhe e shërbejmë të prerë në copa.
Ju bëftë mirë!
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Qenkan vërtetë mrekullibërëse
4 gjërat e pabesueshme që i ndodhin trupit tuaj nëse hani bajame çdo ditë
Mund edhe t'ju marrin jetën!
5 ushqimet më të rrezikshme për t’u ngrënë
Metoda natyrale... për ty dhe githë familjen
3 receta për t’u shëruar nga gripi…me mjaltë
Më shpejt se antibiotikët