MENU
klinika

Azem Shkreli

Poeti lind së pari… për atdheun

10.02.2020 - 18:38

         Vargu i Shkrelit, nuk iu kursye kurrë dashurisë dhe atdheut. Kështu, poeti dhe kritiku letrar u ngjit në majën e piedestalit të letrave shqipe, përmes këngës unike të vargjeve të tij, tashmë thesare të letërsisë shqipe./Konica.al

Azem Shkrelí lindi më 10 shkurt 1938, në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme, për të vazhduar fakultetin e Filozofisë, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet, ai ka drejtuar shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës, Teatrin Krahinor të Prishtinës dhe njihet po ashtu, si themelues e drejtor i “Kosova Filmit”.

Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezisë shqipe të pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend, ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim “Zogj dhe gurë”, botuar më 1997. Vdiq në pranverën e vitit 1997.

Librat e tij me të njohur me poezi janë: “Bulzat”, “Engjujt e rrugëve”, “E di një fjalë prej guri’, “Nga bibla e heshtjes”, “Pagëzimi i fjalës”, “Nata e papagajve”, “Lirikë me shi”, “Zogj dhe gurë”. Ndërsa në prozë, Shkreli shquhet sidomos, me romanin “Karvani i bardhë”.

***

Këngë e turpshme
Sonte
Qava sonte për ty
Arbëri
Nuk më vjen turp
Pse qava
Më vjen turp pse s’munda
Të bëj tjetër
Nga turpi qava

 

E di nji fjale prej guri

Kosovës së gjerë valojnë arat e grurit
e u digjet kokrra etit të djersës sate,
Kosovës së gjerë, ballit t’lavruar,
floku i kalliut hidhet si flok vashe.
Ndër logje t’saj, thonë, hapin e ke të erës,
Ndër ara t’saj, thonë, duart i ke të gurit,
ndër suka t’saj, thonë, supet i ke t’Sharrit,
ndaj toka e bukës s’mbetet shterpë. Korriku
shkrep nga syri yt e i merr gjithë fushat
e n’pishë të diellit shkumbon toka shtatzanë
gjithë ditën e lume, derisa një muzgu
s’del një vashë me shtambë nga lulet e gjakut
dhe me dy gishta e ngjyen me të kuq perëndimin
e ta derdh ndër muskuj pak lëng zanash
e t’përbën n’atë benë e lashtë të bukës:
Ngreu, or trim, se plasën kallinjtë e gjinkallat.

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lirika e gjuhës së mprehtë

Azem Shkreli pena origjinale bashkohore

Albanologu, përkthyes e kritik... iku!

Lanksh, dashnori i gegnishtes së Camajt

Zbulohen kronikat e vjetra të aktiviteteve

Kur meshohej shqip për Skënderbeun në Vatikan!