10.02.2020 - 19:49
Receta për: 4 persona
Një opsion i dashur dhe shumë i shëndetshëm për të gjithë familjen tuaj!
INGREDIENTËT
- 2 patate të ëmbla të mëdha
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 qepë e grirë imët
- 2 thelpi hudhër
- 1 spec i kuq i prerë imët
- 2 filxhanë me kërpudha
- ½ filxhan me misra
- ½ filxhan me fasule të zeza (konservë)
- 2 lugë gjelle salcë domateje të freskët
- 1 avokado e shtypur
- 4 lugë gjelle kos
- Kripë, piper për shije
- Pak borzilok për servirje
UDHËZIMET
- Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.
- Merrni një tavë dhe vendosni një letër kuzhine në të.
- Lani patatet, i prisni përgjysmë dhe i vendosni tek tava. I fusni në furrë për 15-18 minuta.
- Ndërkohë në një tigan me zjarr mesatar dhe me pak vaj, skuqni qepën, hudhrat, specat dhe i përzieni mirë për 4 minuta.
- Shtoni kërpudhat dhe i lini për 6-7 minuta.
- Më pas shtoni misrat, fasulet, salcën e domateve.
- E përzieni të gjithë masën bashkë në një tas.
- Nxirrni patatet nga furra dhe i vendosni sipër nga masa që përgatitët.
- Në fund i vendosni salcën e avokados dhe 1 lugë kos secilës.
- E shërbeni me pak borzilok sipër.