MENU
klinika

"Receta e mamit"

Fileto pule krokante, ç’të hash!

11.02.2020 - 15:12

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 15 minuta

Receta për: 4 persona
Fileto të holla pule, marinuar një ditë më parë dhe gatuar me një sërë përbërësish të tjerë të shijshëm, është receta që duhet të provoni sot!

INGREDIENTËT

  • 4 fileto të holla pule
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 vezë
  • 1 lugë gjelle erëza të përziera kuzhine
  • 2 lugë gjelle qumësht
  • ¼ gotë me djathë parmixhano të freskët
  • 1 gotë me galetë (bukë e thekur e grirë imët)
  • 1 lugë çaji hudhër pluhur
  • 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
  • Kripë, piper për shije
  • 1 lugë gjelle majdanoz i freskët

UDHËZIMET

  1. Nëse filetot e pulës i keni të trasha, me një thikë të mprehtë, i prisni në fileto më të holla.
  2. Më pas i marinoni ato me kripë, piper, erëzat e përziera dhe vaj ulliri.
  3. I vendosni në në tas, i mbështillni me një qese kuzhine dhe i lini në frigorifer për të paktën 1 orë. E mira do ishte t’i linit një ditë para në frigorifer.
  4. Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.
  5. Merrni një tas. Rrihni në të vezët, qumështin. Shtoni pak kripë dhe piper.
  6. Ndërkohë në një enë tjetër kombinoni hudhrën, parmixhanon, galetën dhe specin e kuq pluhur.
  7. Merrni filetot e pulës me radhë. Në fillim i kaloni tek masa me vezë dhe më pas i kaloni tek tasi i dytë.
  8. Tani i vendosni filetot tek tava ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.
  9. I fusni në furrë për 15 minuta derisa filetot të marin një ngjyrë kafe të artë.
  10. I shërbeni sipër me pak majdanoz të freskët dhe shërbejeni menjëherë.