Edhe pse tenistja australiane Ashleigh Barty ruan kreun e renditjes botërore për femra edhe pas grand slam të Australian Open, për të tjerat ka ndryshime.
Barty ka 8.367 pikë, por tashmë diferenca me ndjekëset është ngushtuar. Në vendin e dytë është ngjitur Simona Halep, me 6.101 pikë, ndërkohë që podiumi kompletohet me Karolina Pliskova.
Tenistja amerikane Sofia Kenin, fituese e grand slam të luajtur në Melbourne, klasifikohet në vendin e 7-të, duke hyrë për herë të parë në “top-10” tenistet më të mira në botë. Ndërsa Serena Williams klasikohet në vendin e 9-të.
RENDITJA FEMRA (WTA)
1.Ashleigh Barty, 8.367 pikë
2.Simona Halep, 6.101 pikë
3.Karolina Pliskova, 5.290 pikë
4.Elina Svitolina, 4.775 pikë
5.Belinda Bencic, 4.675 pikë