MENU
klinika

Dominim i amerikanes

Kenin triumfon me rekord në Australian Open

01.02.2020 - 13:29

Sofia Kenin, numri 15 në botë në tenisin e femrave, fiton për herë të parë turneun e madh të Australian Open, duke barazuar rekordin e Steffi Graf.

Tenistja amerikanë fitoi 2-1 ndaj spanjolles Garbine Muguruza (4-6, 6-2, 6-2). Kenin bëhet tenistja e parë që regjistron një një finale “Grand Slam” dy sete pa pësuar më shumë se dy game.

Më konkretisht, këtë lloj rekordi e fiksoi sot në setin e 2-të dhe të 3-të. Kjo nuk ndodhte që nga rekordi i Steffi Graf në “Wimbledon 1988” (5-7. 6-2. 6-1 ndaj Navrátilová).

Nesër, në orën 9:30, do të zhvillohet finalja e meshkujve. Numri 2 në botë, Novak Djokovic, do të përballet me numrin 5 në botë, austriakun Dominic Thiem.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN