MENU
klinika

"Receta e mamit"

Lulelakër furre me krem qumështi dhe djathë

12.02.2020 - 15:24

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 25 minuta

Receta për: 4 person
Nëse mendoni se lulelakra është një perime “e mërzitshme”, provoni t’i shtoni këtë kremin dhe e sigurt që do të lëpini gishtat!

INGREDIENTËT

  • 1 lulelakër
  • kripë, piper
  • vaj ulliri
  • Për kremin:
  • 1 lugë çaji miell
  • 1 gotë qumësht
  • 35 gram djathë parmixhano të grirë imët
  • 30 gram djathë gorgonzola në copa të vogla
  • 1/2 lugë kafe arrë moskat

UDHËZIMET

  1. Në një tenxhere me ujë e kripë vendosni për të zierë lulelakrën përreth 5-6 minuta.
  2. Më pas e hiqni, e vendosni në një tavë dhe e spërkasni sipër me pak kripë, piper dhe vaj ulliri.
  3. E vendosni në furrë të piqet për 15 minuta.
  4. Ndërkohë në një tigan të nxehur shtoni qumështin, më pas miellin dhe e përzieni vazhdimisht.
  5. Shtoni djathin dhe vazhdoni ta përzieni derisa masa të trashet. I shtoni edhe pak arrë moskat.
  6. E hiqni nga zjarri. Tani nxirrni lulelakrën dhe i shtoni sipër kremin që përgatitët.
  7. E fusni në furrë edhe për 10 minuta të tjera lulelakrën, shërbejeni të ngrohtë dhe shijojeni!