MENU
klinika

"Receta e mamit"

Krepa me miell qiqrash, super të shëndetshme!

12.02.2020 - 15:28

Koha e përgatitjes: 15 minuta 

Koha e gatimit: 20 minuta

Receta për: 4 persona
Mielli i qiqrave i jep këtyre krepave një shije speciale, pa u penduar aspak për kaloritë që marrim (pasi janë të pakta).

INGREDIENTËT

  • 6 lugë gjelle miell qiqrash
  • 2 vezë
  • 1 gotë qumësht
  • 1 tufë rukola e larë mirë
  • krem djathi
  • 150 gram proshutë krudo

UDHËZIMET

  1. Në një enë bashkoni miellin, vezët dhe qumështin.
  2. I rrihni mirë me ndihmën e një piruni.
  3. Vendosni në zjarr mesatar një tigan për krepa që të nxehet.
  4. Shtoni 1/2 garuzhde nga masa e krepave që përgatitët.
  5. E ktheni para e mbrapa në mënyrë që brumi të mpikset siç duhet.
  6. Kështu veproni me të gjithë masën e krepave,
  7. Në fund i mbushni me krem djathi, disa gjethe rukola dhe 2 feta proshutë krudo. Ju bëftë mirë!