Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se dy javët e fundit ka ushtruar 946 kontrolle në terren dhe ka konstatuar 251 shkelje të legjislacionit tatimor. 30 tatimpagues janë penalizuar për moslëshim kuponi tatimor ndërsa 5 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 1 muaj pasi janë përsëritës në moslëshimin e kuponit.
Gjetjet e tatimeve:
-946 kontrolle të ushtruara;
-251 shkelje të legjislacionit tatimor;
-13 subjekte të paregjistruara;
-30 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), ndërsa 5 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë);
-36 tatimpagues me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 24 subjekte “biznes i vogël” dhe 12 subjekte “biznes i madh”;
-6 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 11 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune;
-54 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.