MENU
klinika

Kuqezinjtë po shkëlqejnë

Lokomotiv Zagreb rinovon me 3 shqiptarë

13.02.2020 - 15:55

Paraqitjet pozitive në fushën e blertë kanë bindur drejtuesit e Lokomotivës së Zagrebit për të vijuar bashkëpunimin me treshen e futbollistëve shqiptarë, Jon Mersinaj, Enis Çokaj dhe Indrit Tuci.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, skuadra kryeqytetase konfirmon akordin me futbollistët kuqezi deri në vitin 2024. Të tre lojtarët u përshtatën shumë mirë me skuadrën e parë dhe tashmë janë një pjesë e rëndësishme e Lokomotivës së Zagrebit.

Edhe pse në një moshë të re, Tuci ka marrë minutat e kërkuara tek ekipi që mban aktualisht vendin e pestë në klasifikim, duke shënuar dy gola. Ndërkaq, ish dyshja e Laçit, Mersinaj dhe Çokaj kanë dhuruar paraqitje pozitive në prapavijë dhe në mesin e fushës.

Ky besim i drejtuesve të Lokomotivës pritet t’i japë një dorë në karrierën e tyre, me Çokaj e Mersinaj që janë bërë tashmë pjesë e kombëtares U-21, ndërsa Tuci shpreson thirrjen e parë nga kuqezinjtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shënojnë Kastrati dhe Uzuni

Dy gola në Kroaci, dedikim për Shqipërinë


Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”